Kreu Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi e shikon si një zhvillim
pozitiv deklarimin e Edi Ramës, për lënien hapur të mundësisë në
ndërtimin e një koalicioni me Frymën e Re Demokratike dhe Aleancen
Kuqezi.

Në këndvështrimin e Gjinushit kjo duhet të kuptohet si krijimi i një fronti të gjërë për të rikthyer demokracinë e konsoliduar në Shqipëri.

“Unë e kuptoj më shumë si një thirrje që të gjitha forcat që janë për largimin e kësaj të keqeje për Shqipërinë. Duhet dalluar fronti që synon rivendosjen e rendit kushtetues dhe demokracisë së konsoliduar e gjithçkaje që është shkatërruar nga qeverisja e PD-së këto 7 vjet dhe është një dicka tjetër që pas rivendosjes së rendit dhe largimit të këtij klani, se nuk bëhet fjalë për largimin e këtij klani ekonomik dhe mafioz dhe politik. Pastaj bashkëqeverisja vendoset mbi rregulla të tjera”, tha Gjinushi.

Nëse në 2013-ën do të krijohen dy koalicione, një i majtë dhe një tjetër i djathtë Skënder Gjinushi pohon se një detyrë madhore e koalicionit të djathtë do të jetë rikompozimi i të djathtës shqiptare.

“Grupimi i djathtë sigurisht ka rrlin e rilindjes të djathtës. Pra fraksionet e krijuara nga e djathta jane krijuar si nevojë e rikonfigurimit të të së djathtës sepse e djthta rezulton që nuk është më një e djathtë e mbështetur mbi ekonominë e tregut është një e djathtë e mbështetur totalisht mbi krimin dhe korrupsionin”, tha Gjinushi.

Ndërsa rikthimin në politikën aktive partiake të Bamir Topit, Skënder Gjinushi e shikon si një sfidë të ish presidentit brënda të djathtës.

“Zoti Topi vendosi të qëndrojë në politikë, por të luajë rol atje ku ka hapësirë dhe jo të vijonte të ishte palë e PD-së, e cila është shkaktare e krizave më të rënda që ka kaluar vendi. është një sfidë që duhet provuar, sepse njerëzit mund të jenë të zhgënjyer dhe nuk i mirëpresin koalicionet në thonjëza”, tha Gjinushi.

Top Channel