Deti, pakti i dytë me Greqinë

31/07/2012 00:00

Kryeministri shqiptar dhe ai grek kanë rënë dakord për riaktivizimin e marrëveshjes se detit.

Burime të sigurta të Top Channel prane Ministrisë së Jashtme greke thanë se aktivizimi i marrëveshjes së vitit 2009, tashmë është në fazën finale dhe më shumë gjasa pritet të publikohet brenda një afati një ose dymujor.

Per kete eshte dashur nderhyrja e Andonis Samaras, i cili e ka diskutuar kete vete me zotin Berisha gjate takimeve ose bisedave te shpeshta telefonike te koheve te fundit midis tyre. Berisha i ka premtuar homologut te tij grek se do ta perfundoje marreveshjen ne nje afat te afert, megjithe presionin teper te madh, qe sipas tij i eshte ushtruar mazhorances qeverisese ne Shqiperi, prej forcave ekstremiste, siç konsiderohet Aleanca Kuq e Zi dhe një pjese e Partisë Socialiste.

Synimi eshte perfundimi dhe votimi i marreveshjes perpara festimeve te 100-vjetorit te pavaresise dhe reagimeve te mundshme te opinionit shqiptar. Sipas te njejtave burime, ndonese e ndryshuar ne pak terma, marreveshja nuk prek thelbin e paktit te meparshem, qe siç dihet, u rrezua prej Gjykates Kushtetuese. Greqia pritet te “leshoje pe” ne percaktimin e gjireve detare, perllogaritja e te cilave ishte ne disfavor te pales shqiptare.

Top Channel ka mesuar se rinegocimi eshte bere ne nivel teper te larte ne Ministrite e Jashtme perkatese, por jo me pranine e eksperteve te mirefillte te fushes, çka le te dyshohet se perseri kjo marreveshje eshte ne disfavor te pales shqiptare. Per arsye qe ende nuk dihen, pala shqiptare ka lene jashte negociatave stafin e ambasades sone ne Athine, per kunder Greqise, ambasada e ciles qe prej nje viti ka ushtruar presion ne radhet e politikes shqiptare.

Burimet thone se ‘marreveshja e detit numer dy’, do te ndryshohet ne interpretimin e disa termave, ndersa ne harten ne terren, nuk preken te dhena thelbesore te saj, duke i lene serish Greqise nje siperfaqe dicka me shume se 200-250 kilometra katrore ne veri te ishujve Othons, pikerisht ne zonen perballe Himares e deri ne afersi me Karaburunin.

Kjo zone konsiderohet si teper e rendesishme ne marreveshjen e re, pasi aprovimi i saj ne keto koordinata, i jep Greqise perparesi ne nxjerrjen e hidrokarbureve pikerisht ne ate zone, qe sipas eksperteve, ndodhen te fshehura sasi te nedha nafte dhe gazi.

Rezervat ne fjale vleresohen si lehtesisht e perpunueshme, por jo vetem kaq, Me kete ujdi, Athina zyrtare behet pale e trete ne ndarjen e detit me Italine dhe i lejon asaj te ri negocioje me Romen zyrtare, rindarjen e kufirit te saj detar edhe pse dy vendet kane ndare kufijte qe ne vitin 1976. Ujdia shihet si teper e rendesishme edhe per faktin se Greqise i duhet nje e tille, ne kuader te percaktimit te zones se saj ekskluzive ekonomike me vendet qe e kufizojne ate, siç jane Egjipti, Turqia, Libia, Izraeli dhe pa dyshim ne negociatat e saj me armikun e madh te saj, Turqine.

Ne kuader se ketyre zhvillimeve, nuk ka qene pasive as administrata amerikane, eksponente te larte te se ciles, kane keshilluar Greqine te mos vijoje ne percaktimin e kufijve detare, pa negociuar me pare me fqinjet.

Top Channel