Aleanca Kuq e Zi kerkoi sot hapjen e nje konsullate shqiptare ne Çameri.
Kjo kerkese u parashtrua gjate protestes se zhvilluar nga aktivistet e
saj para ministrise se Puneve te Jashtme.

Ne emer te Aleances, Sekretarja për Çështjet e Integrimit Margarita Kola tha se kjo kerkese behej ne kuader te parimit te reciprocitetit ne marredheniet me fqinjet tane. Ajo permendi zyrat konsullore greke ne Korçe e Gjirokaster dhe ato italiane ne Shkoder e Vlore.

Sipas AK-së, “një zyrë konsullore në Çamëri do i shërbente përmirësimit të shërbimit tonë juridiko-konsullor atje në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe grekë do të shpejtonte dhe do të ngrinte cilësisht shërbimet civile e administrative”.

Ne fund te fjales znj. Kola tha se qe nga shkeputja me regjimin komunist asnjë qeveri nuk kërkoi hapjen e një zyre konsullate për të mbrojtur të drejtat e Çamëve.
 

Top Channel