Vlorë, konflikt për tokën

30/07/2012 23:32

Pronarët e një siperfaqe tokë në qytetin e Vlorës protestojnë duke bllokuar mjetet gërmuese për të mbrojtur pronën e tyre.

Ata tregojnë se kishin bërë një kontratë me një kompani ndërtimi, por kontrata nuk është zbatuar dhe firma ju ka marrë edhe një sipërfaqe toke që është në pronësi të tyre.

“Problemi është se firma ndërtuese nuk ka zbatuar kontratën. Firma ka dhunuar tokën tonë gati 40 metra katror. Toka është me certifikatë është një tokë 100 vjecare. Shtëpia po pëson rënim në muret anësore. Janë afruar më shumë se një metër në nga muri kufitar”, tha Klevin Kona, pronar i tokës.

“E kemi cuar në Prokurori deri në këto momente nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”, tha Fatos Myshteri, pronar i tokës.

Për të mbrojtur tokën e tyre, pronarët e kësaj siperfaqeje kanë hyrë në kovën e skrepit për të penguar lëvizjen e tij.

Policia i ka larguar me forcë, ndërkohë që inspektoriati ndërtimor ka bllokuar punimet deri në sqarimin e konfliktit.

Top Channel