Ministritë e ngarkuara me aktin normativ për ngritjen e task force, për
marrjen e masave ndaj ndotjes akustike i kanë kërkuar drejtorive
rajonale në rrethe, si edhe prefekteve evidentim të menjëhershëm të
problemeve sidomos në zonat turistike dhe bregdetare.

“Prefektët si drejtues të Task Forcës, të nisin urgjentisht nga puna për ngritjen e saj dhe vënien në zbatim të këtij akti normativ. Të merren masa konkrete për identifikimin e subjekteve në zonat turistike që gjenerojnë zhurma. Të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe të kërkohet zbatim rigoroz i kuadrit ligjor si për oraret ashtu edhe për nivelin e lejuar të zhurmave”, tha Flamur Noka, ministër i Brendshëm.

“Inspektime verifikuese në rast të ankesave të komunitetit dhe në rast të konstatimit të shkeljeve do të marrim vendimet dhe sanksionet administrative konform dispozitave ligjore në fuqi”, tha Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë.

Ne kete takim eshte kerkuar edhe vemendje e veçante per zjarret e shkaktuara ne pyje dhe kullota.Zevendesministri i Mjedisit Bino tha se pjesa me e madhe e zjarreve te rena gjate ketij viti kane qene te qellimshme.

Top Channel