Sëmundjet seksuale, shtohen rastet në Tiranë

30/07/2012 00:00

Tirana po shënon rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme për shkak të marrëdhëineve seksuale të pambrojtura.

Sipas statistikave, tashmë është rishfaqur sëmundja e sifilizit, e zhdukur prej vitesh, ndërkohë që shënohen 19 raste të reja me virusin HIV.

Ndonëse sëmundja e hepatitit B ka prevalencë në ulje, pasi ka nisur vaksinimi i të porsalindurve dhe adoleshentëve, sërish jemi vendi me shfirat më të larta të popullatës të prekur nga virusi i hepatitit B në Europë.

Ajo që vihet re me shqetësim është refuzimi i kësaj vaksine nga bluzat e bardha, ndonëse u ofrohet falas dhe është e detyruar, pasi janë të eskpozuar ndaj infektimit. Ndërkohë, një tjetër problem është përhapja e hepatitit C në grupet e riskut.

Top Channel