Sarandë, nis funksionimi i plazheve publike

30/07/2012 00:00

Bashkia e Sarandës ka filluar prej një jave shfrytëzimin e rregullt të plazheve të shpallura publike për këtë verë.

500 shezlongë mbulojnë hapësirën publike në këto plazhe ndërsa cmimi për 2 shezlonë dhe një cadër shkon në 200 lekë. Kreu i bashkisë Stefan Çipa bën me dije se në dispozicion të këtij shërbimi që ofrohet nga bashkia janë vënë rreth 10 punonjës përfshi këtu edhe roje bregdetare, njëherazi disa mjete për administrimin e plazhit dhe pastrimin.

Çadrat e plazhit publik janë lehtësisht të dallueshme nga ngjyra dhe stampimi dhe frekuentimi nga pushuesit nisi që ditën e parë të vendosjes së tyre.

Vetë pushuesit mendojnë se shërbimi i duhej plazhit sepse përvec çmimit konkururs pushuesit që shkojnë në plazh me çadrat e tyre kanë hapësirë dhe të drejtë ta bëjnë këtë pranë plazheve publike.

Bashkia e qytetit synon që përmes kontratave të rifreskuara me subjektet private që përdorin hapësirë plazhi para hoteleve të tyre dhe me taksat e vjela prej përdorimit të plazhit publik të 4-fishojë të ardhurat këtë vit krahasuar me një vit më parë. Pritet që të ardhurat e këtij sezoni të shkojnë për një zgjerim dhe sistemim të mëtejshëm të plazheve për sezonin pasardhës.

Top Channel