Nishani-Wollfarth, diskutohet reforma zgjedhore

30/07/2012 00:00

Ndihma e OSBE-së dhe ODIHR-it në përfundimin e reformës zgjedhore
përfshi sfidat që lidhen me konsolidimin e sistemit të drejtësisë ishin
dy prej disa çështje të biseduara në takimin mes presidentit të
Republikës Bujar Nishani dhe ambasadorit të OSBE-së Eugen Wolfarth.

Siç njofton zëdhënësja e presidentit Irma Toptani, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e Tij për kontributin që OSBE ka dhënë për Shqipërinë dhe institucionet e saj në procesin e tyre të reformimit dhe të zhvillimit demokratik.  

Presidenti Nishani shprehu bindjen se OSBE do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me institucionet shqiptare për të forcuar shtetin e së drejtës dhe demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve të vendit.Gjatë bashkëbisedimit Presidenti Nishani vuri theksin në konsolidimin e sistemit gjyqësor si një sfidë vendimtare për vendin.

Top Channel