Ndotja e plazheve, Durrësi problem

30/07/2012 00:00

Ujrat e bregdetit të Durrësit, mbeten prej disa vitesh në krye të listës
së plazheve më të ndotura në vend. Këtë vit nuk janë kryer ende studime
dhe analiza, nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, por nuk
kanë përfunduar as investimet disavjeçare për shtrimin e rrjetit të
ujësjellës-kanalizimeve, në mënyrë që ujrat e zeza të mijëra subjekteve
private të mos derdhen në det.

Instituti i Shendetit Publik thote se per kete vit nuk ka asnje te dhene mbi kete zone, pasi nuk ka patur financime. Por sipas raportit te vitit te shkuar i cili nuk ka ndryshuar per vite me radhe rezulton se  plazhet më të ndotura në vend, për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë janë ato të Durrësit e Kavajës.
Ndotja më e madhe, sipas raportit mjedisor, është kryesisht në Currila, në plazhin Zhiron te Bërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe te Plepat, ku rezultatet e analizave janë alarmante. Por panorama nuk është e zymtë vetëm në Durrës e Kavajë. Sipas raportit te fundit te Institutit te Shendetit Publik, te kryer vetem per zonen e Vlores dhe Velipojes i cili ka perfunduar keto dite  situata e rëndë paraqitet edhe në plazhin e vjetër në qytetin Vlorës, përgjatë zonës së Skelës, si dhe në Plazhin e Ri, aty ku derdhen kanale të shumta të ujërave të zeza.

Sa i përket brgdetit veriperëndimor, që përfshin plazhet e Shëngjinit dhe të Velipojës, ujërat detare konstatohen se janë brenda normave të pastërtisë, Në zonën jugore të vendit, specialistët rekomandojnë plazhet pas tunelit në Vlorë, Radhimën, plazhin e Orikumit, Dhërmiut, Himarës dhe Borshit.

Top Channel