Peshkopi, sulmohet nënstacioni

29/07/2012 15:20

Për të paktën dy javë, banorët e komunave Maqellarë dhe Melan, u ndeshën me mungesen e energjisë elektrike.

Si pasojë, rreth 4 mijë banorë të këtyre komunave u mblodhen përpara nënstacionit të energjisë elektrike në fshatin Vojnik, të rrethit Dibër.

Gjatë kësaj proteste ata u irrituan disa herë për t’u përleshur me punonjësit e nënstacionit, por u qetësuan nga drejtuesit e protestës, si edhe nga forca të shumta policie që kanë rrethuar nënstacionin.

“CEZ Shpërndarje” ka bërë ndërprerjen e energjise pasi konsumatoret kanë vite të tëra pa paguar. Ndërsa kryetari i komunes Maqellare shprehet se debitoret problematike janë jo më shumë se 15 %, ndaj dhe nuk ka pse të ndëshkohen edhe ata që kanë paguar.

Kryekomunari Bardhyl Agolli u shpreh gjatë një interviste dhënë në “Top Channel” se kishte lajmëruar më parë edhe strukturat qeveritare si edhe vete kompanine çeke, për zgjidhjen e situatës.

”I kam bërë të gjitha përpjekjet, kam komunikuar deri em kryeministrin, por situata mbetet e pazgjidhur. CEZ Shpërndarje thotë se banorët janë 100% debitorë, por ky është një pretendim absurd, i padrejtë dhe antinjerëzor”, deklaroi Agolli.

Zona e Maqellarës, e cila është në “black out” ka gjithsej 14 mijë e 500 banorë në 22 fshatra. Prej disa javësh, “CEZ” është hedhur ne veprim jo vetëm duke shkëputur lidhjet ilegale, por duke ndërprere energjinë në zonat ku konsumatoret janë debitorë prej shumë vjtesh.

Por, ndërprerjet kolektive kane shkaktuar reagime të banorëve që paguajnë. Në shume raste debitoret e justifikojne mospagimin e energjisë me gjendjen e rëndë ekonomike.

E njejta situate eshte paraqitur edhe ne Kukes ku banoret kane dale ne proteste kunder nderprerjes se dritave. Ne Kukes jane rreth 100 familje qe rezultojne debitore ndaj CEZ. 

Top Channel