Pamundësia për t’u shkolluar

29/07/2012 20:10

Shkollat do të hapin dyert për mijra nxënës më 10 shtator. Por qindra mijra nxënës të moshave të ndryshme nuk do të kenë mundësi të ulen në bankat e shkollës.

Aryeja e vetme është mungesa e parave. Në një raport të fundit të UNICEF-it, saktësohet se në familjet që jetojmë përmes ndihmës ekonomike, 22 % e fëmijëve 11 deri në 15 vjec, dhe 77 % e moshës 16 deri në 18 vjec, nuk shkojnë në shkollë pasi nuk përballojnë dot shpenzimet.

Një tjetër motiv i braktisjes së shkollës, i cili në rang vendi zyrtarisht  mbetet rreth  1.8 %, është se fëmija duhet të punojë. Në studim thuhet se fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, kanë probabilitet më të lartë që të mos regjistrohen ndonjëherë në shkollë.

Janë rreth 40 % e fëmijëve që janë pjesë e familjeve që kanë shpenzimet më të ulëta dhe të cilët janë shumë të ekspozuar nga mosfrekuentimet e tyre në shkollë.

Nga ana tjetër, 61 % e fëmijëve 0 deri në 6 vjec nuk frekuentojnë institucionet arsimore, pasi 25 % e tyre nuk përballojnë dot shpenzimet. 

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim, të fundit ku përcakton jo vetëm fillimin e vitit të ri shkollor, por edhe kohën e nisjes së regjistrimit të nxënësve në shkolla dhe kopshte.

Në udhëzim thuhet qartë se regjistrimi i nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar fillon më datën 29 gusht dhe mbyllen në datën 9 shtator për arsimin bazë. 

Nxënësit që do të ndryshojnë shkollën duhet të jenë të pajisur me fletëpranim dhe fletëshpërngulje.

Top Channel