Moto GP, Lorenzo “pole” në SHBA

29/07/2012 14:15

Horge Lorenzo do ta nisë nga vendi i parë garën për çmimin e madh të Amerikës në Moto GP.

Spanjolli i Jamahas vazhdon të dominojë ndaj rivalëve të tij, madje këtë herë ka thyer rekordin e xhiros më të shpejtë në provat zyrtare, rekord që mbahej nga Casey Stoner.

Lorenzo e përshkroi pistën amerikane me kohën 1 minutë 20 sekonda e 554 të qindat. Nga vendi i dytë garën do ta nisë Stoner, ndersa nga i treti Dani Pedrosa.

Vazhdon më zhgënjimet e njëpasnjëshme Valentino Rossi. Italiani dhe motori i tij Dukati i mbyllën provat zyrtare me një kohë rreth 2 sekonda më të ngadaltë se kryesuesi Jorge Lorenzo.

Gara për çmimin e madh të Amerikës do të transmetohet të dielën në “Top Channel” në orën 23:00.

Top Channel