Kadare: Dorëshkrimin ma morën

29/07/2012 18:10

Ndërsa dorëshkrimi i romanit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, “Dimri i vetmisë së madhe” u mbyll tashmë në arkivin e shtetit në pritje të vendimit të gjykatës se kush do të jetë pronari i tij, familja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha dhe shkrimtari pretendojnë varinate të ndryshme për fatin e romanit.

Familja Hoxha thotë se dorëshkrimi iu dhurua nga z. Kadare për ndihmën që iu dha për të kërkuar në arkivat e komitetit qëndror, lidhur me mbledhjen e Moskës, ndërsa shkrimtari i njohur i përmbahet deklarimit se dorëshkrimin ia morën nga shtëpia e tij.

Për Top-Channel Kadare thotë se ndihet i cliruar sepse ai i trembej një asgjësimi fizik të dorëshkrimit nga poseduesja e tij Nexhmije Hoxha.

Nga ana tjetër Nexhmije Hoxha ka refuzuar të flasë përderisa çështja është në proces gjyqësor.

Pjesëtarët e familjes Hoxha thonë se dorëshkrimi është ruatjur me fantizëm për gati 40 vjet, kohë e mjatueshme kjo për t’u zhdukur apo për të bërë ribotime të tjera.

“Përse Kadareja më dhuroi dërshkrimin e romanit të tij “Dimri i vetmisë së madhe”? A e ka pyetur ai veten se cu bë me këtë dosje kur unë u burgosa nga Sali Berisha? Ai nuk e di që kjo dosje nuk mbaroi as në skutat e errëta të SHIK-ut, as në turrat e druve të bandave nazi-demokratike të Azem Hajdarit, ku mbaruan dosje, fotogrfi dhe libra të Enver Hoxhës. Jo! Dorëshkrimin ma ruajtën sic bënin gjatës Luftës Nacional Clirimtare, njerëzit e thjeshtë të popullit, komunuitstë dhe atdhetarë të ndershëm e guximtarë, ndoshta jo me shkolla të larta, por me më shumë kulturë se edhe ata që hiqen me shumë kulturë”.

Kadare pretendon se cështja është shumë më e gjërë se kaq, cështje që ai do të shprehet në të ardhmen.         

Top Channel