Banoret e fshatit Vojnik në rrethin e Dibrës kanë sulmuar zyrat e CEZ Shpërndarjes për shkak se u kanë ndërprerë energjinë elektrike.

Protesta e banorëve ka nisur me kërkesën e kthimit të energjisë elektrike dhe ka degjeneruar deri në akte të vogla dhune.

Ndërkohë që CEZ Shpërndarje është e vendosur për të mos lëshuar pe në këtë fshat për shkak se 70 përqind e familjeve, prej vitesh të tëra nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Zyrat e kompanisë çeke në këtë fshat janë marrë në mbrojtje nga forca të shumta të policisë për të ndalur ndonjë akt të rëndë dhune.

Banorët kanë deklaruar se do të bllokojnë  nënstacionin elektrik nëse gjatë ditës së sotme nuk do t’u kthehet energjia elektrike.

Top Channel