I ftuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeta II, Kryeministri
Sali Berisha mori pjesë, në pritjen që Madhëria e saj shtroi në
Buckingham Palace për kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesemarres
në ceremoninë e hapjes se Lojërave Olimpike, Londër 2012.

Ne kete pritje ku merrnin pjese mbretër, princër kurore, presidentë dhe kryeministra nga rreth 80 vende të botës, Kryeministri Berisha pati biseda dhe shkëmbeu mendime me shumë prej tyre. Kryeministri Berisha pati rastin te takoje dhe te falenderojë Mbretëreshën Elisabeta II për pritjen, duke shprehur kënaqësinë që pati mundësinë t’i urojë direkt përvjetorin e diamante, 60 vjetorin e mbretërimit të saj.

Perveç bisedave me disa monarke, presidente dhe kryeministra europiane, kryeministri Berisha u takua Presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, me të cilin u diskutua mbi vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.
Gjate qendrimit ne pallatin mbreteror ne Londer, kryeministri Berisha u prit ne nje takim te vecante nga kryeministri britanik David Cameron, te cilit i shprehu mirenjohjen per mbeshtejen e vazhdueshme qe britania e madhe i ka dhene shqiperise per te ndertuar demokracine ne vend.

Pervec ecurise se reformave, kryesisht ne ekonomi dhe ndertimit te infrastruktures, kryeministri Berisha e njohu kryeministrin britanik edhe me reformat e ndermarra me opoziten per plotesimin e kerkesave te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. Kryeministri Berisha e siguroi kryeministrin David Cameron se per qeverine e tij integrimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte projekti me kryesor, te cilin ai e konsideron si nje proces jetik dhe te bazuar ne merite. Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri David Cameron duke vleresuar arritjet e Shqiperise, e siguroi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e tij dhe te qeverise se Mbretërise se Bashkuar.

Top Channel