Nishani me Wollfarth, takimi të hënën

28/07/2012 00:00

Zyra e Shtypit bën të ditur se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do
të zhvillojë një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë,
Eugen Wollfarth.

Ai do të mbahet ditën e hënë, më 30 korrik 2012, ora 11:00, në selinë e Presidencës.

Gjithashtu, po ditën e hënë në ora 12:30, Nishani do të presë në Presidencë një Delegacion Parlamentar nga Mbretëria e Jordanisë.

Top Channel