Gramsh, nis rikonstruksioni i një rruge

28/07/2012 00:00

Rreth 13 mijë banorë të katër komunave të Gramshit do të përfitojnë nga
rruge e re, e cila po rikonstruktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në projekt është përfshirë rreth 13 km rrugë rurale, e cila lidh Bashkinë e Gramshit me komunën Kodovjat. Rruga ka qenë në një gjëndje mjaft të amortizuar, në stinën e dimrit me dhjetra fshatra të katër komunave të Gramshit mbeteshin të izoluara.  

Tashmë projekti është në fazën e asfaltimit dhe Drejtori Ekzekutiv  i Fondit  Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci  ka ndjekur punimet nga afër, ai garantoi se rruga do  të përfundojë në mesin e muajit shtator dhe banorët do të kenë mundësi të lëvizin lirisht.  

Ky segment do t’i sjellë zonës një impakt pozitiv në shumë sektorë, si në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. 

Gramsh, masivi me pisha drejt zhdukjes

Prerja dhe shfrytëzimi i paligjshmëm i sipërfaqeve pyjore vijon të mbetet një problem shqetësues në rrethin e Gramshit. Masivi me pisha që rrethon një pjesë të qytetit dhe komunën Pishaj është drejt zhdukjes.

Në parcelën pyjore vihen re që hartat e prerjes së lëndës drusore me pishë, zgjerohen nga viti në vit dhe në disa pjesë kodrat janë zhveshur tërësisht. Nëse nuk merren masat nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, atëherë mushkëria e qytetit rrezikon të asgjësohet.

Pishat priten nga banore per nevojat e tyre vetiake dhe deri më tani institucionet përgjegjëse kane  heshtur dhe nuk ka marrë asnjë masë  në terren  për parandalimin e masakrës. Nga asgjësimi i drurëve janë prekur me dhjetra  hekatarë  të masivit me pisha.
 

Top Channel