Fluks në pikat e kalimit të kufirit

28/07/2012 00:00

Pas pikës kufitare të Morinës, e cila vijon të mbajë rekordin e fluksit
të hyrje-daljeve në Shqipëri, Kapshtica dhe Kakavija po ndeshen si çdo
sezon me dhjetra persona qe hyjne dhe dalin nepermjet ketyre pikave
kufitare, ndersa parashikohet qe piku i radheve ne dy pikat kufitare ne
jug te vendit te jete pergjate muajit gusht.

Sipas te dhenave zyrtare te policise kufitare ne Policine e Shtetit, Morina nga muaji qershor deri ne 27 korrik ka shenuar 804351 hyrje, nje fluks ky qe krahasuar me vitin e kaluar eshte rritur ndjeshem nga 760 513 shtetas qe jane regjistruar vitin e kaluar per te njejten periudhe.

Ne Kakavije statistikat tregojne se per qershor-korrik kane hyre per kete vit 156047 persona, ndersa per vitin e kaluar kane hyre 95 mije e 868 persona. Edhe ne Kapshtice verehet sipas statistikave rritje te personave qe kane hyre per keto dy muaj, me 147 mije e 955 persona per kete vit dhe 99 mije e 388 per muajt qershor-korrik te vitit te kaluar.

Ne total deklarojne te dhenat e Policise se Shtetit per muaj qershor -korrik te vitit te kaluar kane hyre dhe dale nga Shqiperia 2 milione e 789 mije e 253 shtetas shqiptare dhe te huaj, ndersa per kete vit per qershor-korrik kane hyre e dale 2 milione e 800 mije e 8400 shtetas.

Top Channel