Totozani: Bashkia të lejojë romët të vetëpunësohen

27/07/2012 00:00

Avokati i Popullit i kërkon Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një letre, që
Policia Bashkiake të ndërpresë menjëherë veprimet arbitrare ndaj
anëtarëve të komunitetit rom, lidhur me shfrytëzimin e mbeturinave të
riciklueshme.Në letër radhiten edhe rekomandimet ndaj këtij
institucioni.

“Të ndërpritet menjëherë ky proces i Policisë Bashkiake, derisa sa sqarohet situata për çfarë bëhet fjalë dhe plani konkret që ka Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake. Kemi kërkuar që i gjithë trajtimi i cështjes së vetëpunësimit të qytetarëve romë, sepse mendojme se nuk jep zgjidhje vetëm ndërhyrja në këtë moment. Kemi kërkuar që Bashkia e Tiranës të negociojë drejtpërsëdrejti me palën e interesuar që është komuniteti rom. Të vendoset transparenca në këtë aktivitet të Policisë Bashkiake”, tha Totozani.

Sipas avokatit Igli Totozani, kreu i Policisë Bashkiake eshte thirrur te henen te jape shpjegime mbi ç’baze ligjore apo plani te Bashkise, po pengon komunitetin rom ne mbledhjen e mbetjeve te riciklueshme. Para kesaj kerkese Avokati sqaroi se i jane derguar tre kerkesa zyrtare kreut te Policise Bashkiake, Florenc Hoxha, si dhe eshte tenuar disa here edhe takimi ne zyren e tij, por nuk kane marre pergjigje.

“I kam kërkuar zyrtarisht kryeinspektorit të policisë Bashkiake që ditën e hënë të paraqitet në zyrat e Avokatit të Popullit bashkë me dokumentacionin përkatës”, tha Totozani.

Vetëm një ditë më parë, kur është tejkaluar disa herë afati 10-ditor i kthimit të përgjigjes, në zyrat e Avokatit të Popullit ka mbërritur një sqarim ku thuhet se në bazë të nenit 8 të ligjit 8224, mbi detyrimet e kësaj strukture, Policia Bashkiake ka në detyrimet e saj të konstatojë, parandalojë dhe ndërhyjë direkt, në rastet, kur konstaton ndotje të mjedisit, hedhje dhe mbledhje të mbeturinave të ndryshme, ndërhyrje të paligjshme në kazanet e vendosura nga Bashkia, për mbledhjen e mbeturinave, të cilat sipas kësaj letre, janë pronë e saj.

Top Channel