Tiranë, protestë e FRESSH para Bashkisë

27/07/2012 00:00

Një grup të rinjsh nga Forumi Eurosocialist i Tiranës, protestuan
përpara Bashkisë së kryeqytetit, duke akuzuar kryebashkiakun Lulzim
Basha se nuk po i shërben qyetetarëve por interesave të ngushta
personale.

Nëpërmjet një parrulle të madhe ku ishte pikturuar Lulzim Basha në formën e një pinoku, të rinjt e FRESSH kishin shkruar të gjitha premtimet elektorale të kryebashkiakut, të cilat nuk janë realizuar duke e etiketuar atë si një gënjeshtar të madh. Nënkryetarja e FRESSH, Maria Myridinas, gjatë protestës deklaroi se plot një vit, 365 ditë, pas ardhjes në krye të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një makabriteti zgjedhor, qyteti i Tiranës ende nuk e di se çfarë pune bën kryetari aktual.

Ajo që është më se e qartë,  është se Zoti Basha nuk po punon për qytetin. Nga premtimet e tij ka mbetur veç një buzëqeshje boshe, cka është shumë pak për qytetarët e Tiranës” është shprehur ajo. Nënkryetarja e FRESSH e përshkroi Lulzim Bashën si të vetmin kryebashkiak në botë që e kalon treçerekun e kohës jashtë qytetit që duhet të qeverisë.

Top Channel