Mbetjet, Mjedisi: Të nisë grumbullimi i diferencuar

27/07/2012 00:00

Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të marrë vendimin për fillimin e ndarjes së mbetjeve në burim në tre kosha në vitin 2013.

Ministria e Mjedisit ka hartuar planin strategjik jo vetëm për fillimin e ndarjes së mbetjeve që në burim, por edhe për sasinë e mbetjeve që duhet të riciklohen gjatë viteve të ardhshme, në të gjithe vendin.

“Deri në 2017, në drejtim të mbetjeve nga amballazhet, të riciklohen 25 deri në 45 për qind të këtyre mbetjeve nga ambalazhet. Gjithashtu deri në 2019 është parashikuar rreth 55 deri në 70 për qind të këtyre mbetjeve nga ambalazhet. Pastaj janë të specifikuara sa për qelqin, sa për letrën dhe sa për plastikën”, thotë Vladimir Bezhani, përgjegjës i Sektorit të Mbetjeve në këtë Ministri.

Vendimi i fundit qe u mor ne qeveri ka pergjysmuar taksen qe duhet te paguajne per ambalazhet shoqerite e riciklimit qe e marrin ne vend. Nje menyre per te subvencionuar bizneset qe merren me riciklimin e mbetjeve, si dhe për te stimuluar mbledhjen e mbetjeve ne territorin e Shqiperise. Nga ana tjeter nga tetori i vitit 2012 nuk do te lejohet qe te kete ne qarkullim ambalazhesh, qe nuk dekompozohen ne ambient.

“Taksa për ambalazhet që do të prodhohen nga gjenerimi i mbetjeve të plastikës në vend, nga 100 lekë për kilogramë do të bëhet 50. Në këtë mënyrë ne stimulojmë prodhuesit që riciklojnë mbetjet e plastikës dhe që prodhojnë ambalazhet plastikë”, tha Bezhani.

Bezhani sqaron se eshte shume e rendesishme, qe bizneset qe merren me riciklimin  e  qelqit, aluminit dhe mbetjeve te tjera te subvencionojne konsumatorin, ne menyre qe ai ta dorezoje ne nje pike te caktuar. Kjo forme aplikohet prej shume vitesh ne shume vende, dhe ka rezultuar e suksseshme.

Top Channel