Mbështetje biznesit të vogël

27/07/2012 00:00

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku deklaron se biznesi i
vogël do të mbështetet nga një projekt  në vlerë 700 mijë euro, ofruar
nga Bashkimi Europian.

Sipas Tabakut, nepermjet ketij fondi do te behet i mundur krijimi i politikave per te mbeshtetur sipermarrje qe do te krijohen nga grupe te ndryshme sociale,  si persona me aftesi te kufizuara, gra kryefamiljare, minoritete e te tjere.

“Ky projekt, që pritet që të fillojë në tetor, do të jetë vetëm fillimi i politikave për zhvillimin ekonomik që Bashkia e Tiranës ka për këto grupe të vecanta dhe do të shoqërohet njëkohësisht dhe me projekte të tjera për nxitjen e sipërmarrjes dhe për stimulimin e biznesit të vogël, që ne kemi nisur gjatë vitit të parë, por do të vazhdojmë edhe në vijim, duke patur parasysh edhe iniciativa që i kemi lancuar, më parë, në stimulimin e sektorëve prioritare për zhvillimin në qytetin e Tiranës nga njëra anë, por nga ana tjetër, edhe në ngritjen e fondit të garancive që bashkia e Tiranës do të ngrejë në mbështetje të biznesit të vogël”, tha Tabaku.

Nepermjet politikave sociale, -tha Tabaku, – do te mundesojme krijimin e shanseve te barabarta, per te gjithe grupet ne nevoje qe te perfshihen ne tregun e punes.

Top Channel