Sequi: Rekomandimet? Duhet ende punë

26/07/2012 00:00

Kreu delegacionit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka bërë një rezyme asaj cfarë është arritur se cfarë ka mbetur për t’u realizuar në përmbushjen e 12 prioriteve.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë politike krejt ndryshe nga ajo e nëntorit, por kërkoi që palët t’i përmbahen marrëveshjes vitit te shkuar. Duke u ndalur në 4 prioritete e para ato politike, Sequi vlerësoi përmbylljen e reformës zgjedhore, por kërkoi që ajo të zbatohet dhe mos të mbetet një ligj vetëm në letër.  

Ka patur zhvillime pozitive, tha më tej Sequi, në prioritetin 6 që lidhet me admistratën publike, por kaq nuk mjafton. “Duhet zbatimi strategjisë dhe ligjeve që lidhen me administratën”, theksoi ai.

Për luftën ndaj krimit të organizuar Sequi u shpreh se ka patur ecuri pozitive, por pritet një angazhim më i madh. Ndërsa për prioritet 10-11 që lidhen më të drejtat e njeriu Sequi kërkoi konsultime të mëtejshme dhe se standardet e BE-s për personat e ndaluar apo arrestuar nga policia shpeshherë nuk aplikohen.

Cështjen e respektimit të romëve kreu BE-s e ka përshkruar se ka patur një progres të kufizuar. Pa dashur të japë një përfundim se cfarë do të përmbajë progres raporti i Tetorit, Ettore Sequi theksoi se Shqipëria duhet të japë argumenta të forta, solide dhe të besueshme vëndeve anëtare të BE-së për progesin në zbatimin e 12 prioriteve.

Sequi sqaroi se ato cështje apo projekt/ligje që janë në diskutim e sipër nuk do të reflektohen në progress/raport, por sipas tij koha e mbetur është e mjaftueshme për të arritur në përmbushjen e kërkesave të BE-së.

“Nuk mjafton vetëm heqja e imuniteteve në luftën ndaj korrupsionit, pasi Shqipëria nuk ka ende një bilanc pozitiv që lidhet me hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë”, tha Sekui, i cili njoftoi edhe nismën “Klubi BE-së” ku ftoi anëtarët e shoqërisë civile, intelektualët, gazetarët dhe të githë ata që ndajnë vlera europiane për diskutime të zgjeruara dhe kontribut në cështjet e integrimit.

Top Channel