“Qeveria sponsorizon CEZ”-in

26/07/2012 20:00

Opozita është kundër vendimi të Entit Rregullator të Energjisë  që  uli tarifën me të cilën KESH i shet energjinë elektrike kompanisë së shpërndarjes CEZ. Sipas deputeti socialist, Arben Ahmetaj, ky vendim po ndëshkon financiarisht jo vetëm KESH-in, por të gjithë shqiptarët.

“Vendimi i fundit i Entit për të riparë tarifën që KESH faturon ndaj CEZ me ulje nga 2.8 në 2.2 lekë KË/orë, i shkakton KESH një dëm prej 100 milionë dollarë në tre vite. Ky vendim është vazhdë i vendimeve të këtij lloji dhe në të dy periudhat 3-vjeçare, atë që kaloi dhe atë që do të vijë, dëmi i shkaktuar është 200 milionë dollarë. Kjo ndodh në një periudhë kur gjendja financiare e KESH është tejet e rënduar, me 300 milionë dollarë borxhe ndaj të tretëve”.

Sipas Ahmetaj, vendimi i ERE-s në  favor të CEZ nuk ka argumenta teknikë, por është një marrëveshje klienteliste përmes së cilës qeveria sponsorizon me paratë e buxhetit kompaninë “CEZ” .

“Ajo që ka ndodhur me vendimin dhe ajo që ndodh është një sponsorizim i drejtëpërdejtë që KESH, indirekt buxheti i shtetit, i bën CEZ Shpërndarje dhe në këtë letër që Enti i Energjisë i dërgon grupit parlamentar, e shpreh drejtëpërsëdrejti që ngarkesa në rast të një gjendje të ngarkuar financiare i kalon buxhetit të shtetit dhe indirekt qytetarit shqiptar. Në vendimin e fundit, Enti flet dhe shkruan qartë se realizimi i investimeve është në nivel shumë të ulët, vetëm 20% të planit, pra barra i është kaluar KESH-it, kompanisë publike dhe drejtëpërsëdrejti qytetarit shqiptar”, shtoi socialisti Ahmetaj.

Deputeti Ahmetaj premtoi gjithashtu se Partia Socialiste do të mbikqyrë në vijim dhe me shumë kujdes gjithë mënyrën sesi po menaxhohet sistemi energjitik në Shqipëri, i cli jo vetëm është në krize, por ka caktuar edhe kosto dhe çmime tepër të larta të energjisë për qytetarët.

Top Channel