Miratohet ligji për Konferencën Gjyqësore

26/07/2012 00:00

Kuvendi ka miratuar sot me 128 vota, pro duke marrë kështu edhe votat e opozitës, projektligjin për Konferencën Gjyqësore.

Ky projektligj ka një rëndësi të madhe sa i përket funksionimit të Konferencës Gjyqësore si edhe mënyrës se si do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas ligjit “për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombëtare”, anëtarët e KLD do të zgjidhen mes Gjykatës së Parë, Gjykatës së Lartë dhe asaj të Apelit.

Gjithashtu, në seancën e sotme u votua me 117 vota pro për emërimin e gjyqtarit Artan Zeneli si anëtar i Gjykatës së Lartë, ndërsa dy deputetë kanë votuar kundër dhe tre abstenim ndaj këtij emri.

Top Channel