Importimi i mbeturinave, PS: Të pastrojmë vendin

26/07/2012 00:00

Miratimi i Marrëveshjes për dhënien e statusit ligjor të Qendrës
Rajonale të Europës Lindore dhe Qendrore për Mjedisin, ka qenë një rast
si për opozitën dhe mazhorancën të sqarojnë pozicionin e tyre në lidhje
me industrinë e riciklimit apo importimin e mbetjeve.

Me kërkesë të dy industrive të riciklimit në Shqipëri, qeveria miratoi importin e mbetjeve te polietilenit, qe perdoret kryesisht per prodhimin e qeseve dhe materialeve plastike, si dhe mbetjeve te aluminit.

Vendimi i qeverise eshtë komentuar me dyshim nga deputeti i opozites Taulant Balla, por ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu beri sqarimin publik per procesin e vendimmarrjes.

“Ky eshte nje proces qe ka kaluar te gjitha fazat e kontrollit me pjesemarrjen e  shoqerise civile, nga  ‘Ekolevizja’, grupi i zotit Guri, i zotit Hanxhari etj me radhe, e përfaqesuesit e komunes te cilet , te cilet kane vertetuar ne impiant kapacitet qe ata kane per trajtimin e ketyre mbetjeve. Por te mos flasim apriori. Nese flasim apriori dhe nese duam te mbyllim industrinë e rickilimit nuk ka menaxhim te integruar te mbetjeve”, tha Mediu.

Por ne emer te grupit socialist, deputeti Besnik Bare deklaroi se opozita nuk ishte kunder importit te mbetjeve edhe pse ajo beri nje debat te forte dhe votoi kunder ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve.
Duke marre shkaks nga vendimi i qeverise qe takson me 100 leke per kilograme importin dhe me 50 leke per kilograme per mbetjet e riciklueshme brenda vendit, zoti Bare tha se opozita perkrah politika me stimuluese sesa kaq, per riciklimin e mbetjeve vendase. Sipas tij kjo do te sillte pastrimin e vendit dhe importi do te ishte me i paket.

“Ky eshte dhe ka qene vazhdimisht shqetesimi i Partise Socialiste. Te pastrojme nje here vendin, te nxisim me mekanizma ekonomike pastrimin e vendit dhe pastaj, nese keto fabrika kane kapacitet shtese dhe nuk mjafton ky material i hedhur ne vend, atehere le te importojme dhe materiale qe jane jo te rrezikshme”, tha Baraj.

Por ministri Mediu ngriti problemin e inekzistences ne Shqiperi te ndarjes se mbetjeve, mbi te cilen jane ngritur industrite e ricklimit.

“Ne te gjithe e dime qe ndarja e mbetjeve ne burim apo edhe prane landfileve dhe per me tej grumbullimi i ketyre mbetjeve ne menyre te ndare nuk ekziston ne Shqiperi dhe kjo e ka bere te pamundur qe kompanite ricikluese te kene mundesi qe te absorbojne te githe kapacitetin e mbetjeve qe gjenerohet ne Shqiperi”, tha Mediu.

Sipas te dhenave zyrtare keto industri riciklimi mund te mbledhin maksimalisht vetem 40 per qind te plastikes aktuale qe qarkullon ne vend.

Top Channel