100 gra juriste u mblodhën së bashku për 100 vjetorin e Pavarësisë. Kjo nismë e tyre synon të promovojë rolin e gruas në vendimmarrje.

Në diskutimet e tyre është shtruar edhe një prej cështjeve kryesore të ditës, imuniteti i zyrtarëve, politikanëve dhe gjyqësorit. Zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi ka deklaruar gjatë këtij takimi se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është vecanërisht thelbësor për parandalimin e korrupsionit, sidomos në sistemin e drejtësisë.

Kasmi i ka bërë thirrje opozitës që t’i bashkohet nismës ligjore në parlament për të votuar këto ndryshime.

“Ishim 100 gra në 100 vjetorin e Pavarësisë të cilat njëzëri i themi zotit Rama t’i lejojë deputetët e opozitës të miratojë ndryshimet kushtetuese. T’i themi po luftës kundër korrupsionit, t’i themi jo korrupsionit dhe perceptimit të korrupsionit në gjyqësorin shqiptar. Jemi vonë në luftën kundër korrupsionit, në heqjen e kufizimin e imunitetit”, tha zv/ministrja Kasmi.

Kjo nismë u mbështet edhe nga organizata të Kombeve të Bashkuara, që kanë për qëllim barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

Top Channel