Falsifikoi listat e zgjedhësve, paditet

26/07/2012 00:00

Prokuroria e Rrethit Vlorë, pas një hetimi 1-vjecar ka dërguar në Gjykatën e Rrethit procedimin penal ndaj përgjegjësit të Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës Vllahinë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave të Gjendjes Civile si edhe shpërdorimit të detyrës.

Kjo pasi rezultonte se në listat e zgjedhjeve të 2011-ës, për këtë komunë ishin shtuar në mënyrë fiktive 424 persona.

Sipas hetimeve një pjesë e këtyre personave që rezultojnë të jenë të regjistruar nuk kanë patur dijeni fare për këtë regjistrim, ndërsa një pjesë e tyre kanë patur dijeni, por nuk kanë plotësuar apo dorëzuar asnjë dokumentacion pranë kësaj zyre për regjistrimin.

Sipas kallëzuesit, atëhere kandidat për kryetar komune i Aleancës për të Ardhmen, kjo ishte bërë me qëllim falsifikimin e zgjedhjeve në këtë komunë. Fakti nëse të shtuarit në mënyrë fiktive kishin votuar apo jo nuk ishte objekt i hetimit.

Top Channel