Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë i ka kërkuar gjykatës pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë të cilët akuzohen se nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar një ngjarje të rëndë për të cilën kishin djeni më parë.

Si pasojë e mosveprimit të tyre në bazë të denoncimeve të marrë nga palët e përfshira në konflikt thuhet në njoftim, në një fshat të Pukës kanë mbetur të vrarë dy shtatas dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Shefi i komisariatit të policisë Pukë, Ridvan Bushati, specialisti i zonës Lulëzim Latifi dhe shefi i krimeve, Qetsor Gurra janë tre punonjësit e policisë për të cilët është kërkuar masa.

Kjo cështje ka filluar pasi institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim administrativ pas të cilit kanë rezultuar edhe shkeljet e strukturës së policisë në këtë rreth.

Top Channel