Me ujësjellës, por pa ujë

25/07/2012 20:05

Tre javë më parë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve përfundoi shtrimin dhe instalimin e rrjetit të ri të ujit të pijshëm në lagjen Kodra e Priftit në Tiranë.

Mirëpo, banorët ankohen se ende nuk kanë ujë në rubinetat e shtëpive të tyre. Madje, një pjesë vijojnë të paguajnë ende fatura afrofe sepse ende nuk ka përfunduar lidhja e kontratave.

“Jemi dhe vuajmë gjithmonë për ujë, duke marrë ca këtej e ca andej. Edhe këtë ujë kot që na i sollën. Kemi bërë pagesat, por në asnjë mënyrë s’po na vjen uji. Shkoj e mbush në Dajt. Na gënjejnë e na mashtrojnë”, thotë një prej banorëve.

“Lekët i morën, kemi paguar 700-800 mijë lekë në dorë kesh për debinë. I kanë marrë dhe prap s’po na sjellin ujë fare”, shprehet një tjetër.

“Jemi të vdekur. Unë jam e sëmurë dhe e paralizuar. Më kanë marrë 500 mijë lekë dhe s’kam pikë uji”, thotë më tej një grua në moshë.

Mungesa e ujit në këtë zonë vijon prej 10 vjetësh dhe banorët thonë se shpresonin që situata të zgjidhej me rrjetin e ri, por edhe pas përfundimit të tij ata nuk kanë ujë.

Top Channel