Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve miratuan draftin konsensual të propozuar nga mazhoranca dhe opozita për heqjen apo kufizimin e imunitetit për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë.

Drafti u miratua ne parim dhe nen per nen por jo ne teresi, pasi opozita nuk mori pjese ne votim.

Pas leximit te draftit nga relatori demokrat Edi Paloka, homologu i tij socialist Majko kerkoi qe mazhoranca te kete nje qendrim dhe pergjigje lidhur me amendamentet e tjera te propozuara nga opozita per ndryshimin e kushtetutes. Ky ishte momenti kur palet lane vijen konsensuale dhe u perfshine ne debate.

«Ne jemi njerëz që sot këtu kemi një kompromis dhe ju themi që cështja e imunitetve është e mbyllur politikisht për ne. Ka vetëm një procedurë votimi thuajse të mbyllur dhe të shkuarjes në Parlament. Por ju nuk mund të talleni së pari me veten dhe pastaj me kushtetutën dhe të gjithë bashkë me institucionin e nderuar të Parlamentit dhe të themi të miratojmë ca nene në gusht dhe të vijmë pastaj të diskutojmë ca nene të tjera në shtator », tha deputeti i PS, Pandeli Majko.

« Kërkesa është jashtë procedurës, mbarojmë procdeurën sepse jemi dakord të dyja palët që të kryejmë procedurën, pastaj në përputhje me rregulloren cdo kërkesë tjetër. Ne zhvillojmë proceduën sic është miratuam në parim kalojmë në shqyrtimin nen për nen. Kështu e ka rregullorja, nuk e ka më erdhi mua dicka në mendje dhe dua të ndërpres procesin », tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli.

« Kemi shprehur vullnet politik dhe institucional që jemi dakord rreth këtij projekti duke dhënë edhe objeksionet tona konkrete dhe kemi arritur në një draft të përbashkët. Pjesa tjetër është një cështje që do të gjykohet në proces dhe qëndrimi jonë është shumë i qartë: Kushtetutë me dy pjesë nuk ka dhe nuk mund të ketë », tha depueti i PS, Fatmir Xhafaj.

«Në fakt dhimbje më të madhe të shohësh opozitën në këtë situatë kaq pak dinjitoze nuk ka dhe si avokate e juaja do t’ju thosha: Të jeni më të lirë nuk ja u ka kush në dorë shpirtin, bëni atë që ju thotë ndërgjegjja, atë që kërkon vendi, atë që thonë qytetarët», tha kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.    

Pas perfundimit te mbledhjes, deputeti socialist Fatmir Xhafaj sqaroi publikisht qendrimin e partise socialiste lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, Partia Socialiste votoi amendimet per imunitetin dhe ka dhene konsensus per kete pjese por ndryshimi i kushtetutes duhet te vazhdoje edhe me propozimet e tjera qe kane te bejne kryeisht me sistemin e drejtesise. Nderkohe qe zoti Xhafaj i beri thirrje kryeministrit te kerkoje ndjese publike per akuzat drejtuar opozites lidhur me ceshtjen e imunitetit.

«Kjo do të thotë nëse votohej sot në tërësi mbyllej debati për nenet e tjera përkundrazi ne kemi thënë dhe i mbetemi fort idesë që nuk mund të ketë dy procese për të njëjtin projekt. Kryeminsti duhet të dalë dhe t’u kërkojë falje publike grupit të PS për të gjitha akuzat e pështira që ka adresuar për mos gjoja dakrodësi me cështjn e imuniteteve », tha deputei i PS, Fatmir Xhafaj.

Top Channel