Velipojë, humb jetën në plazh 9-vjeçari

24/07/2012 17:35

Një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën të martën në plazhin e Velipojës, si pasojë e një incidenti.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, fëmija është goditur aksidentalisht nga një çadër e plazhit, e cila ishte shkëputur is pasojë e erës së fortë.

Autoritetet njoftojnë se 9-vjeçari ndodhej në breg të detit bashkë me prindërit e tij në momentin e goditjes nga objekti i fortë.

Top Channel