Topalli rinis takimet me gratë

23/07/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli rinisi takimin nëpër Shqipëri me gratë dhe vajzat.

Ajo ishte sot ne Drenovë te Korces, me qellim promovimin e të drejtave dhe rolit të tyre ne vendimmarrje, si një faktor zhvillimi për shoqërinë dhe vendin. E shoqeruar nga vajza e saj ne kete tubim, kryeparlamentarja premtoi se do te beje çmos qe ne mandatin e ardhshem qeverises 30 per qind e kabinetit te jene gra.

“Të jenë me shume gra ministre, sepse janë më pak të korruptuara; sepse e meritojnë dhe punojnë shumë e me passion”, tha Topalli. Po ashtu ne fjalen e saj zonja Topalli inkurajoi grate qe te perfshihen ne biznes, pasi sipas saj gruaja në biznes është një sinjal i rëndësishëm i fuqizimit të ekonomisë dhe shoqërisë.

Kryetarja e Kuvendit vizitoi panairin e grave të vetëpunësuara, në të cilin firma të ndryshme të drejtuara nga gra, por edhe gra shtëpiake prezantuan produkte të ndryshme ushqimore, gatime tradicionale të zonës, si dhe punë artizanale të punuara me shumë finesë.

Top Channel