Tiranë, vjedhin motorin me armë

23/07/2012 00:00

Vjedhin një motor nën kërcënimin e armës, ndalohen dy të rinj nga
Tirana. Burimet policore kryeqytetase sqarojnë se Algert Hoxha dhe
Fatlum Kraja, janë arrestuar pasi ndaj tyre rëndon akuza e grabitjes me
armë.

Të njëjtat burime saktësojnë se më datën 20 korrik, Hoxha dhe Kraja kanë grabitur motorin e shtetasit Fatmir Murataj. Ky i fundit ka qenë te një lokal në rrugën “5 Maji”, në shoqërinë e dy miqve të tij. Kur papritur, dy grabitësit i janë afruar motorit që e kishte parkuar përpara lokalit dhe kanë tentuar ta marrin duke pretenduar se ishte pronë e tyre e se Murataj ua kishte vjedhur.

Në sherr e sipër, ata e kanë kërcënuar me pistoletë dhe e kanë goditur me qytën e saj. Më pas janë larguar duke marrë me vete motorin. Murataj ka bërë denoncim në polici dhe menjëherë pas sinjalizimit, uniformat blu janë vënë në lëvizje duke bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes në Allias. Policia ka gjetur në cilësinë e provës materiale motorin e grabitur dhe pistoletën “Makaron” me të cilën dyshohet se kanë kërcënuar Muratajn.

Top Channel