Milo kundër ndryshimeve Kushtetuese

23/07/2012 00:00

Kryetari i Demokracisë Sociale Paskal Milo u shpreh kundër ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të nxituar.

Milo thote se gjoja nen petkun e plotësimit të kushteve po bëhen ndryshime shumë të dëmshme.

“Gjatë muajve të ardhshme do të fitojë fushata elektorale dhe pse jo mund të fillojë edhe një gjueti shtrigash nga mazhoranca, në radhët e opozitës me qëllim që gjoja në emër të plotësimit të standardeve të kushteve, gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit, apo të veprave të ndryshme penale që mund të realizohen të mund të goditen opozita dhe të mund të krijohet një regjim terrori para elektoral për funksione tashmë të njohura dhe të përdorura nga mazhoranca aktuale”, tha Milo.

Milo kerkoi qe ndryshimet te behen te menduara dhe mos perfshijne vetem imunitetet, por edhe çeshtje te tjera shqetesuese sic eshte sistemi zgjedhor.

“A nuk është momenti tani të bëhet ndryshimi Kushtetues edhe për sistemin, kur për sistemin po ankohen shumë aktorë politikë shqiptarë dhe ku koha ka provuar që ndryshimi i atij sistemi ishte një nga gabimet e radhës që bënë dy partitë e mëdha politike. Pra prandaj ne këmbëngulim që të bëhet në formën e paketës”, tha Milo.

Top Channel