Në një aktivitet të Lëvizjes Rinore për Integrim edhe kryetari i LSI-së,
Ilir Meta ka folur për çështjen e imuniteteve, duke ftuar opozitën që
të bëhet pjesë e procesit për heqjen e mbrojtjes ligjore për zyrtarët e
lartë.

‘Janë të gjitha mundësitë që në datën 6 të realizohet ky votim dhe të plotësohet një kërkesë e kahershme po sidomos së fundi e theksuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe që do të maksimizonte shanset e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat. Shpresoj që opozita të jetë më bashkëpunuese dhe të gjithë përmes një bashkëpunimi më të ngushtë ta realizojmë këtë objektiv, që në parim duket që është i përbashkët”, tha Meta.

Top Channel