Shpërthim i fuqishëm në Fushë Krujë

22/07/2012 00:00

Një shpërthim i fortë në qendër të Fushë Krujës, ka tronditur banorët rreth orës 01 e 40 minuta të mëngjesit të së dielës.

Sasia e eksplozivit ishte vendosur në afërsi të ndërtesës së një pike të lojrave të fatit në qendër të qytetit. Zhurma e shpërthimit ka qenë aq e madhe sa përhapi panik jo vetëm tek banorët e pallatit ku ishte e vendosur salla e lojrave, por në të gjithë qytetin.

Për fat të mirë në momentin që ka shpërthyer eksplozivi, në sallë nuk ka patur njerëz. Sipas të dhënave paraprake autori i këtij krimi e ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me shpejtësi duke i shpëtuar edhe rojeve të lokalit.

Policia ka mbërritur në vëndin e  ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar të paktën dhjetë persona. Por edhe pas hetimeve të para, policia nuk ka mundur dot ta identifikojë autorin.

Ky është rasti i tretë brenda muajit që të njëjtës ndërtesë  të lojrave të fatit në Fushë Krujë i vendoset ekploziv.

Top Channel