OSBE mbështet të verbërit

20/07/2012 00:00

Pas protestave të njëpasnjëshme të personave me aftësi të kufizuara për
reduktimin e masës së kompensimit për energjinë elektrike, telefoninë
celulare dhe transportit, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka
takuar Kreun e Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar Sinan Tafaj në
zyren e tij.

Shefi i OSBE-së vuri theksin në rëndësinë e gjithëpërfshirjes, ndaj ai garantoi mbështetjen e OSBE-së për  personat me aftësi të kufizuara.

“Nga pikëpamja e prezences së OSBE-së në Shqiperi do të doja të thoja që është shumë e rendesishme te mendohet se çfarë sfidash duhet te kaloje nje person me aftesi te kufizuara, per ta ndjerë veten anetare me të drejta të plota në shoqeri. Ne si OSBE jemi të gatshëm të ofrojmë mbeshtetje per personat me aftesi te kufizuara, duke bashkepunuar me Këshillin Kombëtar të Aftësisë së Kufizuara dhe duke ftuar edhe autoritetet shqiptare ta bëjnë kete si dhe organizata te tjera te shoqerise civile”, tha Wollfarth.

Kreu i Keshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar, Sinan Tafaj falenderoi mbeshtetjen e OSBE-së, por nga ana tjeter i bere me dije se ka parashtruar dy kerkesa ndaj qeverise shqiptare.

“Te ecet me shpejt me ratifikimin e konventës së OKB-së nga ana e Parlamentit dhe pastaj të vazhdohet me reformat ligjore, duke besuar që konventa është një mbrojtje më e mirë për të drejtat tona dhe ndryshimet të bëhen të jenë në përputhje me konventën. Ne i kemi ofruar qeverisë dhe opozitës një draftligj për punësimin e personave të verbër dhe me aftësi të kufizuara të rënda të tjera, i cili konsiston në dhënien e një license të njërit nga 7 elementët e Lotarisë Kombëtare, me anë të së cilës do të krijohen rreth 3 mijë vende pune”, tha Tafaj.

Ne tetor personat me aftesi te kufizuara kane paralajmeruar protesta ne lidhje me reduktimin e kompensimeve qe kanë përfituar deri më tani e te drejta te tjera.

Top Channel