Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve, organi i vetëm që diskuton nismat për ndryshimet kushtetuese, vendosi me konsensus ndjekjen e hapave të tjerë për të arritur në datën 6 gusht, kur është përcaktuar të votohet nisma për heqjen e imuniteteve.

Këto hapa janë përcaktimi i relatorëve të përbashkët i deputetëve Edi Paloka nga demokratët dhe Pandeli Majko nga socialistët, si dhe lista e insitucioneve dhe ekspertëve konsitucionalistë që do të dëgjohen nga ky organ rreth kësaj nisme.

Por, situata në fakt nuk është kaq rozë. Ky vendim u mor pas gati tre orë debati publik, ku u vu re qartë mosbesimi i hapur mes palëve. Në parim, socialistët u shprehën disa herë dakord për ndryshimin e kushtetutës përsa i përket imuniteteve, por për opozitën kjo është e pamjaftueshme për të arritur qëllimin kryesor, luftën kundër korrupsionit.

Bashkë me amendamentet që ndryshojnë nismën e demokratëve për heqjen e imuniteteve, socialistët dorëzuan zyrtarisht në Kuvend edhe një nismë tjetër.

Ky projekt ndryshon disa kapituj të kushtetutës, duke propozuar mes të tjerash, zgjedhjen me shumicë të cilësuar të prokurorit të përgjithshëm të gjykatësve të larte dhe  atyre kushtetues.

Duke qenë se mbledhja synonte vetëm diskutimin në parim të nismës për heqjen e imuniteteve, asnjë prej insitivave ligjore nuk u diskutua në thelb.

Për rreth tre ore, debati u përqendrua tek kërkesa e opozitës për të shqyrtuar së bashku nismën për heqjen e imuniteteve dhe nismën e socialistëve për ndryshime të tjera kushtetuese, që sipas demokratëve është një justifikim i rradhës për të bllokuar heqjen e imuniteteve.

“Ne kemi bindjen e fortë se mbi të gjitha ka një rrugë përcaktuese për ëe luftuar realisht korrupsionin dhe për të vendosur barazinë e vërtetë përpara ligjit: t’i japim pavarësine reale dhe përgjegjeshmërine funksionalë të munguar sistemit të drejtësie, gjyqësorit dhe prokurorisë. Këtu fillon beteja e vërtetë për korrupsionin. Pa ketë, çdo hap tjetër, përfshi edhe heqjen e imunitetit, pjesërisht apo tërësisht, mendojmë se mbeten masa gjysmake”, deklaroi socialisti Fatmir Xhafa.

“Hoqëm dorë nga të gjitha opsionet tona, hoqem dorë nga të gjitha modelet tona dhe lamë më të mirin. Atë që nuk vjen nga ne. Nuk e kundershtoni dot atë zgjidhje se nuk është e Sali Berishës, është e ekspertizës së huaj. Si ka mundësi që sot, kur ne zgjidhjen e kemi në tavoline,  nga Partia Socialiste na vjen pengesa e rradhës? Nëse në 2009-n, kushtetuta shqiptare ishte lehone, sot qënka një plake e moshuar. Sepse po vijnë me propozim për ta ndryshuar rrënjësisht në të gjithë elementet thelbësore të saj. Vetëm e vetëm që mos ndryshohet imuniteti”, akuzoi demokrati Ilir Rusmaili.

“Nuk është kushtëzim”, u kundërpërgjigj kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi. “Po ua theksoj, nuk është kushtëzim. Nuk është pengesë. Nuk do të vinim në këto propozime ndoshta, nese nuk do ishte zgjedhur një president në mënyre te njënshme, siç u zgjodh. Nuk do të vinim në këto propzime nese në harkun e 15 vieteve, Shqipëria ka shkarkuar tre prokuroritë e përgjithshme. Zotin Rakipi, zotin Sollaku dhe gati shkarkimi i të tretës”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shtoi: “Ne nuk kemi arsye t’u themi shqiptarëve se unë nuk dua të jem i barabartë me ju. Po! Unë, Jozefina Topalli besoj edhe me ju të gjithë bashkë duam të jemi të barabartë përpara ligjit me çdo qytetar të këtij vendi. Unë nuk kam frike të më përgjojë, të me hetosh për çështje të korrupionit. Sigurisht, nuk e zgjidh të gjithën heqjen e imunitetit, por është një mur të cilin ia heqim vetes. U tregojmë se e kemi moral, ne kemi standarte. Dhe ne kur e themi, ne e bëjmë dhe e votojmë”.

Debateve proceduriale, nëse ndryshimi i kushtetutës duhet të prekë paralelisht me imunitetet, edhe kapituj të tjerë të kushtetutës, iu shtuan edhe replikat sesi imuniteti apo sistemi i drejtësise mbron të ashtuquajturin klub të miliardereve në qeveri apo opozitë.

“Atëherë ne po shtojmë edhe dy detaje të tjera, dy detaje të cilat të mos garantojnë paprekshmërinë. Se unë mund të mos kem imunitet, por jam i paprekshem për arsye të tjera, si prokurorin e kam emëruar une dhe gjykatesin e kam emëruar unë. Prandaj duam që këto detaje ku fle djalli i mosgoditjes së korrupsionit dhe jo i frikes së opozitës dhe jo i dënglave të miliardereve, ne i gjykojmë së bashku me qetësi”, argumentoi në vazhdim të tryezës parlamentare Pandeli Majko.

“Ka një klub miliarderësh i dashur kolegu, ti e di që ka. Unë, ti dhe të tjerë e dimë që ka disa që në Parlament hyjnë për të marrë imunitetin, që ata të mos i prekë askush, që ata të ruajnë paratë e tyre, që ata të vazhdojnë të bëjnë paratë e tyre në mënyre të paligjshme. Prandaj, nuk duhet shtyrë. Nuk duhet të gjejmë justifikime, por të heqim imunitetin të parët, qe të mos mbese asnjë as në Parlament, as jashtë Parlamentit pengu i grupit të miiardereve”, shtoi zonja Topalli. “Une dhe ti (Majko) e dimë që gjatë viteve të meparshme kanë hyre në Parlament njerëz për të mbrojtur bizneset e tyre të paligjshme. Të heqim imunitetin zoti Majko. Të heqim imunitetin dhe të tregojmë sinjalin e duhur për të luftuar korrupsionin”.

Për Gramoz Ruçin, akuza e grupit të milionerëve është ndërsa abuzimet më të mëdha të bëra ndonjëherë. “Flitet dhe këtu e kam dëgjuar se mbrohen milioneret. Cilët milionerë? Ata deputetë që u bënë deputete pasi ishin milionerë? Apo ata milionerë që janë në gjirin tuaj zoterinj të mazhorancës, që janë bërë milionerë duke qenë ministra? Ky është shqetesimi i shoqerise shqiptare dhe nuk është shoqëria shqiptare e shqetesuar sepse nje biznesmen, një milioner u bë deputet. Jo. Shoqeria shqiptare është e shqetesuar se pse një deputet, pasi bëhet deputet me dy këmisha dhe me dy kostume, bëhet shumë shpejt me 17 vila e me 18 biznese dhe me 27 numra llogarie jashtë dhe brenda vendit. Ky është shqetesimi, ky është korrupsioni i vërtetë”.

Në replikën e saj, Topalli theksoi: “Kjo është çështje vullneti. Keni rastin për të treguar para shqiptarëve vullnetin politik për të qenë të barabarte dhe keni rastin për të treguar para shqiptareve se doni të luftoni korrupsionin”.
 
Nga ana proceduriale, përfundimi është se nisma e Partisë Socialiste për ndryshimet e tjera kushtetuese, e dorëzuar gjatë paradites, nuk do të diskutohet menjëherë me atë të imuniteteve.

Pasi deputetët të njoftohen të enjten, sipas regullores për këtë nismë, do të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe do të përcaktojë se kur kjo nismë, e kundershtuar në parim nga demokratet, do të futet në axhendën e diskutimeve.

Deri tani, e vetmja datë e përcaktuar është ajo e 6 gushtit, kur Parlamenti duhet të votojë për fatin e imunitetit të deputetëve, zyrtarëve të larte dhe gjyqtarëve.

Top Channel