Arvizu takon gazetarët: Pro transparencës

17/07/2012 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tirane, Alexander Arvizu mbështet
publikisht nismën e shoqërise civile, e cila përpara pak ditësh ka
firmosur një peticion për mbrojtjen e gjelberimit në parkun e Liqenit
Artificial.

Pas nje takimi ne seline e kesaj perfaqesie diplomatike, ku kane marre pjese gazetare e analiste te njohur, Arvizu ka shprehur vullnet te plote per te mbeshtetur perpjekjet e gazetareve qe nxisin dhe promovojne transparence.  

“Edhe unë u jam zotuar kolegëve të mi sot që ne do të bëjmë gjithcka që mundemi që të mbështesim përpjekjet e tyre, që të nxisin transparencën dhe llogaridhënien për interesin publik”, tha ambasadori amerikan.

Aleksander Çipa, gazetar i njohur dhe nje prej firmetareve te peticionit i pranishem ne kete takim, falenderoi kryediplomatin amerikan ne Shqiperi, per mbeshtetjen e nje nisme domethenese per qyetaret dhe respektimn e tyre nga ana e institucioneve.

“E falenderoj ambasadorin për këtë pritje, gatishmërinë dhe për bashkëbisedimin që lidhej në thelbin e vet me shqetësimet, që ne si qytetarë dhe gazetarë kemi për mënyrën funksionale të marrëdhënieve midis qeverisjes në të gjitha nivelet e saj”, tha Çipa.

Reagimi i ambasadorit Arvizu, vjen fill pas deklarates se shoqerise civile, bere pak dite me pare trojkes se ambasadoreve ne Shqiperi. Permes saj aktiviste te jetes publike ne vend, kane denoncuar mungesen e transparences per zgjerimin e rruges se Ebasanit, projekt i cili ka demtuar hapesira te konsiderueshme gjerberimi ne parkun e Liqenit Artificial.  

Top Channel