PDIU kundër Reformës Zgjedhore

16/07/2012 00:00

PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi është kundër Reformës Zgjedhore të
hartuar nga dy partitë e mëdha.Kryetari i kësaj partie që ka dy vota në
Kuvend deklaroi se reforma e hartuar është një retush i dy partive.

“PDIU nuk do të pranojë asnjëherë reforma zgjedhore, që janë thjesht retush i në regjimi që sanksionon në vend mbretërimin e dy partive të mëdha”, tha Idrizi.

Kete deklarim kryetari i PDIU-së e beri gjatë mbledhjes se Keshillit Kombetar te kesaj partie, ku jane diskutuar nje sere pikash te nxehta te politikes dhe raportin e partisë, qe ai drejton me keto çeshtje, siç ishte Marreveshja e Ujerave, Censusi i popullsise, Reforma Zgjedhore e deri tek festimi i 100-vjetorit te Pavaresise.

“PDIU ka qenë aktive në bllokimin e marrëveshjes antikombëtare të ujërave, ka bllokuar një regjistrim ckombëtarizues dhe e ka normalizuar atë me amendamentet e saj. PDIU është kritike për improvizimet që po bën Qeveria në përkujtimin e figurave të mëdha të Pavarësisë. PDIU nuk është dakord me shfaqjen konfuze të nderimit të këtyre figurave”, tha Idrizi.

Ne Këshillin Kombëtar të PDIU-së, Idrizi ka prezantuar punen e bere dhe synimet per vitin elektoral. Ai ka prezantuar të hënën projektstatutin dhe projektprogramin e ri, i cili do te diskutohet deri ne Kongresin e ardhshem te Partise.

“Sot ka nevojë për organizim të thellë dhe kapilar, që jo vetëm të mbajë peshën e madhe elektorale që arriti, por edhe ta rrisë atë më tej. Sot fillojmë organizimin e partisë, si parti elektorale dhe bëhemi gati për fushatën e zgjedhjeve. Projektstatusin dhe projektprogramin e PDIU-së. Ato do të diskutohen në bazë së bashku me zgjedhjet në nivele të ndryshme.

Adri Nurellari ishte nje nga bashkeautoret e statutit dhe programit te ri te Partise per Drejtesi, Integrim dhe Unitet, i cili u prezantua si nje aset i ri i ketij formacioni politik.

Top Channel