Imuniteti, Ruçi letër ambasadorëve

16/07/2012 00:00

PS është kundra hedhjes së hapave të shpejtë në ndryshimet kushtetuese për imunitetet që gëzojnë zyrtarët e lartë, duke propozur ndërmarrjen e një sërë hapash paraprak, përpara votimit në parlament të këtyre ndryshimeve.  Këtë e dëshmon  një letër që  kreu i grupit parlametar socialist Gramoz Ruci dërguar ambasadorëve të akredituar në Tiranë dhe kryetares së parlamentit Jozefina Topalli në lidhje me mënyrën e shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin për imunitet, parashikuar për seancën e datës 6 Gusht.

Në letrën e siguruar nga Top-Channel, thuhet se PS i sheh ndryshimet kushtetuese si të një rëndësie të vecantë dhe po ashtu edhe vëmendja duhet të jetë e vecantë për të garantuar një proces transparent.

Selia Rozë propozon se nisma ligjore nuk duhet të jenë të limituara, ku te kontribuojne vetëm përfaqësuesit e partive në parlament, por sipas tij është e domosdoshme të përfshihen mbi të gjitha qytetarët shqiptarë, ekspertët konstitucionalistë, akademikët, profesorët si dhe ndihma ndërkombëtare për këro cështje. Zoti Ruci liston në lëtër 8  propozime:

1 – Të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese, për t’i paraqitur në sesionin e ardhshëm plenar të Parlamentit, në shtator, duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.

2 – Të publikohet ky projekt në faqen e internetit të Parlamentit që qytetarët të kenë mundësi për t’u informuar rreth tij.

3 – Të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet.

4 – Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proçes.

5 – Projekti me ndryshime t’i dërgohet organeve kushtetuese si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për t’i lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi këtë çështje.

6-Komisioni Parlamentar i Cështjeve Ligjore të propozojë një grup konsensual ekspertësh të kompozuar nga konstitucionalistë të njohur përfshi ekpertë të fushës, të cilët do të vlerësojnë propozimet e partive politike, kometet dhe propozimet e qyetetarëve, institucioneve dhe grupeve të interesit duke cuar një draft me këto propozime në një takim të përbashkët mes komisioneve për cështjet publike, administratën dhe të drejtat e njeriut.

7-Draft projekti i unifikuar nga grupi ekspertëve duhet të rishikohet nga komisioni parlamentar i cështjeve ligjore, ai për Adrmistratën dhe të drejtat e njeriutm kështilli legjislacionit në një seancë publike ku të jetë prezente edhe media.

8-Projekti i miratuar në mënyrë principale nga organizmat e mësipërm duhet të dërgohet për marrë edhe një opinion nga komisioni Venecias, dhe më pas një version final duhet të rishikohet dhe aprovohet në seancë plenare.

Më herët ishte trojka e ambasadorëve, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth, që gjatë një vizite në selinë rozë i bënë thirrje kryetarit Edi Rama që opozita të votojë pro heqjes së imunitetit.

Topalli: Të votojmë për ta hequr

Ndërkohë, në konferencën me temë Standardet e Etikës dhe Kodeve Parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ndal në mënyrë të veçantë tek nisja e proçedurës në Kuvend për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Duke theksuar se me heqjen e imunitetit, Shqipëria do të hedhë një hap vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Europian, Topalli u shpreh:

“Tashmë Kuvendi ka një proçes dhe proçedurë konkrete në këtë fushë. Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe ambasadorja gjermane Karola Holtkemper, e cila u shpeh pro miratimit të kësaj iniciative më 6 gusht në Kuvendin e Shqiperisë”.

Konferenca ishte organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me mbështetjen e prezencës së OSBE-së dhe ambasadës gjermane në Tiranë.

Top Channel