LSI mbështet paktin për reformën

14/07/2012 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë sërish mbështetje për reformën zgjedhore duke e konsideruar si arritje të politikës.

Megjithatë për Petrit Vasilin, prova e vërtetë e këtij pakti, do të tregohet në zgjedhjet e vitit 2013.

“Gjithmonë arritja e një kompromisi, ka një anë që unë do ta konsideroja pozitive në planin politik, sepse në fund të fundit përmbush një nga kushtet e rëndësishme që e lidhnin Shqipërinë me procesin e përftimit të statusit të vendit kandidat dhe ne së bashku mund të themi që kemi kusht të realizuar, por nuk jemi të bindur nëse kemi të njëjtën përgjigje për cilësinë e tij. Tashmë kompromisi është arritur dhe ky kompromis ka një provë serioze, provë të së vërtetës në zgjedhjet e vitit 2013, ku ne të gjithë së bashku do të kemi mundësi të shikojmë që ky Kod me këto ndryshime, ky Kod i arritur nëpërmjet këtij kompromisi të vështirë dhe mjaft të zgjatur, a do t’i rezistojë provës së zgjedhjeve me sukses?”, tha Vasili.

Top Channel