Tom planifikon të takojë Surin

13/07/2012 00:00

Katie Holmes duket se po e shijon mirë jetën e re pa Tom Cruise, por
duket se aktori është tepër i mërzitur nga situata e krijuar.

Avokati i yllit të “Mission Impossible”, tha se aktori është i trishtuar dhe i cuditur nga mënyra se si Katie ishte përgatitur për divorcin, një vendim i marrë pas pesë vitesh martesë.

50-vjeçari po xhiron skenat e filmit të tij të ri “Oblivion” në Kaliforni, por po planifikon që të shohë vajzën e tij 6-vjeçare Suri shumë shpejt.

 

Atë e bijë nuk e kanë parë njëri-tjetirn prej një muaji, por kanë folur vazhdimisht në telefon.

Avokati i Tom, Bert Fields tha për “RadarOnline” se Cruise e do shumë Surin, ashtu sikurse do edhe dy fëmijët e tjerë. “Tom është një njeri i familjes dhe dedikohet mjaft për fëmijët, të cilët janë qendra e botës”, tha Fields.

Top Channel