Tom planifikon rrugën e Surit drejt Shëntologjisë

12/07/2012 00:00

Katie Holmes kërkon me çdo kusht, që Suri të mos ketë të bëjë fare me
Shentologjinë, dhe ajo kërkon që në divorcin e saj me Tom Cruise të
përfshihet edhe një klauzolë, që ta mbajë të bijën larg kësaj doktrine.

Por sipas lajmeve të reja, Tom duket se do të bëjë ç’është e mundur ta indoktrinojë të bijën në këtë besim. Mesa duket ai që deri më tani u quajt një ‘divorc miqësor’, është vetëm një mashtrim.

Sipas “Us Weekly”, Tomi kishte nisur ndaj Surit (pa dijeninë e Holmes), praktikën e auditit, që ka si qëllim mbajtjen nën kontroll të emocioneve dhe problemeve mendore, një procedurë që kryhet në hapat fillestare të kësaj feje.

Një burim tha për revistën amerikane se Katie pa ndryshim te Suri, gjë që mund të ketë lidhje pikërisht me auditin.

Pas kërkesës që Katie bëri për divorc, Tom duket se po reagon ashpër.

Top Channel