Topalli fut imunitetet në axhendë

10/07/2012 00:00

Nisma e mazhorancës për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit
të zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe gjyqtarëve ka hyrë zyrtarisht në
rendin e ditës së punes së Kuvendit.

Pas depozitimit te kesaj nisme me 6 korrik, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thirri Konferencën e Kryetarëve për të hartuar kalendarin për shqyrtimin e kesaj inisiative.

Pas ndryshimeve kushtetuese ne vitin 2008, te cilat u pasuan me kritika jo vetem per thelbin e ndryshimeve, por edhe per shpejtesine me te cilen demokratet dhe socialistet i miratuan ato, dy partite e medha ndryshuan edhe rregulloren e Kuvendit per t’i dhene kohe te mjaftueshme Parlamentit per ndryshimet e Kushtetues ne te ardhmen. 4 vjet pas ketij konsensusi, rregullorja imponon qe nisma per ndryshimin e kushtetutes te shqyrtohet jo me heret se dy jave nga depozitimi i nismes.

Per kete arsye, konferenca e kryetareve caktoi datat 20 dhe 21 korrik, menjehere sapo nis koha ligjore, si data per shqyrtimin e nismes dhe zhvillimin e seancave degjimore me konstitucionaliste. Rregullorja percakton se trupa qe shqyrton amendamentet kushtetuese perbehet nga Keshilli Legjislativ dhe Komisioni i Ligjeve, qe, ne perfundim te shqyrtimit i dergon Parlamentit nje raport me mendimin e shumices dhe pakices, nese ai ekziston.
Konferenca e Kryetarëve përcaktoi daten 6 gusht si datë për shqyrtimin e nismës në seancë plenare, qe do te thote se kjo do te jete data, kur do te mesohet ne menyre perfundimtare, nese inisiativa per heqjen e imuniteteve do te shenoje ndryshimin konsensual te Kushtetutes, per here te dyte brenda 4 vjeteve. 

Top Channel