Provimi për Mjekësinë, mbesin 57 kandidatë

09/07/2012 00:00

Rreth 57 studentë të Fakultetit të Mjekësisë, prej të cilëve 18 mjekë të
përgjithshëm dhe 39 stomatologë nuk e kanë marrë provimin e shtetit, që
u zhvillua në maj të këtij viti, duke i mohuar vetes në këtë mënyrë të
mos punësohen si pasojë e mosmarrjes së licencës për ushtrimin e
profesionit.

Ndryshe nga faza e parë e provimit, gjatë testimit të majit, numri më i madh i mbetësve rezultoi në degën e stomatologjisë ku 32 prej tyre vinin nga universitetet private dhe nota mesatare e tyre në provim ishte 6.7.
Ndërsa në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, kandidatët e diplomuar Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dolën me rezultate më të mira, me notë mesatare 8.

Urdhri i Mjekut i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të rrisë kontrollet në universitetet private me qëllim rritjen e cilëssë së mësimdhënies dhe përgatitjen më të mirë të studentëve që diplomojnë në bazë të të dhënave të Urdhri të Mjekut janë regjistruar provizorisht pranë urdhrit rreth 102 kandidatë, por asnjë prej tyre nuk është regjistruar asnjëherë për në provimin e shtetit. Në total 47 janë mjekë të përgjithshëm dhe 65 stomatologë.

Top Channel