Ndërsa ishte e martuar me Tom Cruise, Katie Holmes shkroi bashkë me një
tjetër koleg, skenarin e filmit “Molly”, që ka si subjekt jetën e një
nëne të vetme dhe vajzës së saj.

Arti flet për gjërat që ndodhin në realitet. Por ndodh edhe e anasjellta. Në këtë rast skenari përputhet me jetën e ardhshme të Katie. Filmit i është dhënë drita jeshile për t’u realizuar dhe do të jetë pikërisht Katie, protagonistja në film.

Xhirimet për “Molly-n” do të nisin pas gjashtë javësh, bën ne dije revista “People”.

Javën e kaluar Katie firmosi letrat e divorcit nga bashkëshorti i saj i pushtetshëm Tom Cruise. Holmes ndërkohë ka nisur betejën për të fituar kujdestarinë e vajzës 6-vjecare Suri.

Top Channel