Diplomohet Skëndërbeu maturant
07/07/2012 19:45
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, sipas Ministrisë së Arsimit, mbaron këtë vit gjimnazin “Qemal Stafa” dhe në fizikë ka notën 7 dhe në anglisht notën 8.
Një dokument i tillë zyrtar u është shpërndarë nga Ministria e Arsimit shkollave të mesme në gjithë vendin, për të treguar se si duhet të plotësohen diplomat dhe lista e notave të maturantëve.
Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë zgjedhur të përdorin si shembull heroin kombëtar që diplomohet këtë vit në gjimnaz dhe ka notën mesatare të kreditit 5.5.
Dokumenti është tashmë në dorën e drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, të cilët kanë reaguar ndaj kësaj mënyre trajtimi të emrit të heroit kombëtar.
Top Channel