Përveç reformës zgjedhore, heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë të
shtetit është një nga rekomandimet që Shqipëria duhet të përmbushë për
marrjen e statusit të vendit kandidat.

Te dyja palet publikisht jane shprehur dakord per ta ndermarre kete nisme, por vetem tani eshte kaluar nga fjalet tek veprat. Gjate mesdites deputetet e Partise Demokratike dhe aleatet e saj dorezuan ne Kuvendin e Shqiperise nismen per ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve.

Drafti i dorezuar nga mazhoranca permban 5 nene dhe nismetaret thone se kane pershtatur ne shqip nje material qe edhe socialistet e kane pranuar. Behet fjale per dokumentin e EURALIUS-it, misionit te Bashkimit Europian per drejtesine dhe PACE-s, projektit te Keshillit te Europes per luften kunder korrupsionit. Keto dy projekte te diskutuara publikisht ne tetor te vitit te kaluar zhveshin nga imuniteti kryeministrin, ministrat, deputetet, anetaret e Gjykates Kushtetuese, të gjithë gjyqtaret, Avokatin e Popullit, kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit.

Aktualisht ne Kushtetute deputeti dhe ministrat nuk mund te ndiqen penalisht pa marre me pare autorizimin e Kuvendit. Sipas propozimit të mazhorancës, ky nen shfuqizohet sipas propozimit te mazhorances. Deputetet dhe ministrat kane vetem nje mbrojtje. Atyre mund t’u kthehet imuniteti, nese gjykohet se me veprimet ndaj nje deputeti te caktuar po cenohet ndjeshem funksionimi i kuvendit.

Ne nismen e mazhorances eshte hequr imuniteti edhe per te gjithe rangun e gjyqtareve, te cilet me pare mbroheshin nga ndjekja penale nga organet eprore te tyre ose nga vete Gjykata Kushtetuese, ne rastin e anetareve te saj.

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi beson se kjo nisme do te nise shqyrtimin javen e ardhshme ne parlament per t’u miratuar sa me shpejt ne seance plenare perpara mbylljes se ketij sesioni. Qe Kushtetuta te ndryshohet duhen 93 vota deputetesh, pra, detyrimisht kekrohet edhe konsensusi i opozites. Per kete arsye Partia Demokratike ftoi Partine Socialiste t’i bashkohet kesaj nisme per heqjen e imuniteteve dhe ta miratojne se bashku sa me shpejt për të permbushur nje nga detyrimet e procesit per integrimin europian të Shqipërisë.

Top Channel